Shënohet sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut.
Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot u zhvillua ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë.
Zyrtarë të shtetit si Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vendosën kurora me lule përpara memorialit ?Nënë Shqipëri?, në nderim të të rënëve në luftën antifashiste.