Historia, konflikti, ëndrrat, dështimi të shprehura përmes performancave mbresëlënëse të artistëve pjesëmarrës të bienales së Mesdheut, prezantohen me veprën Screening Home në mesditën e datës 5 maj në BunkArt 2.
Artistët Tasha Bjelic, Juan Galoca, Olivier Cheval, Dor Ziekha Levis, grupi None Futboll Club, Jasmin Vardy e grupi Zeytin Foundanation kanë projektuar në dhomën e konferencave video-instalacione me një tematikë të mprehtë historike dhe sociale. Pjesëmarrësit shprehen se BunkArt2 është vendi frymëzues për shkak se kujtesa e diktaturës në këtë muze krijon një komunikim të brendshëm me veprat e artistëve që prezantohen në kuadër të bienales së Mesdheut.