http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Elbasanit ka shmangur nje atentat me eksploziv. Ky është momenti kur është bere shpërthimi i kontrolluar i pakos se dyshimte qe ishte vendosur poshtë makinës se parkuar. Paraditen e kësaj te shtune uniformat blu i njoftuan per nje pako te dyshimet qe ndodhej pranë nje mjeti te pakuar ne rrugën e teatrit Skampa. Me te mbërritur ne vendin e ngjarjes policia lokale bere rrethimin e te gjithë zonës, duke vendosur perimetrin e sigurisë. Njësia antieksploziv e repartit special RENEA beri te mundur shpërthimin e kontrolluar rreth orës 14. Nga hetimet paraprake rezultoi se behej fjale për afro 300 grame te llojit tritol. Lënda shpërthyese ishte lidhur me nje aparat celular qe mesa duket do te aktivizohej kur shënjestra te hipte ne makine. Mesohet se makina qe ishte parkuar mbrëmjen e se premtes i përket Fuat Verzivollit, por sipas burimeve ajo përdorej nga Mir Lumshi i cili është edhe pronari i nje bari. Nuk ka ende te dhëna per autoret e atentatit te mbetur ne tentative e as per motivet. Policia po heton per ngjarjen ne disa pista pa përjashtuar ate qe lidhet me aktivitetin e Lumshit.