Integrimi i të miturve të dënuar të cilët pas kurseve profesionale kanë mundur të punësohen është një shembull se si politika shqiptare duhet të ndjek për të gjetur zgjidhje të problemeve në momente të vështira.
Ishte ky mesazhi i ministrit të drejtësisë Petrit Vasili njëherazi kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në përfundim të aktivitetit me drejtorin e shërbimit të provës.
Vasili paralajmëroi se deri në mesnatë politika do prodhojë lajme me bollëk por pa folur konkretisht nëse do të ketë konsensus mes mazhorancës dhe opozitës të cilët prej disa javësh janë në negociata mes tyre.
"Politika e ditës, prodhon shumë lajme por nuk prodhon zgjidhje. Kjo e sotmja ishte një shembull sesi dëshira e mirë mund të prodhojë zgjidhje të vështira siç ishte rasti i këtyre fëmijëve, mendoni sa e lehtë është zgjidhja nga politika shqiptare që i ka të qarta gjërat në tavolinë", tha Vasili.