Kuvendi i Kosovës shtyn sërish demarkacionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Kosove ka shtyre mbledhjen e thirrur per ketë te hëne, duke saktësuar se projektligji per demarkacionin do te kaloje per shqyrtim dhe votim ne Kuvend te mërkurën, pas seancës ku është ne program mocioni i mosbesimit, i kërkuar nga opozita. Nje fakt te tille e ka njoftuar vete kabineti i drejtuar nga Isa Mustafa përmes nje njoftimi per mediat.Kreu i LDK-se u takua ketë te hëne me aleatin e tij te koalicionit, Kadri Veselin, edhe me praninë e ambasadorit amerikan Delaui, ku i diskutua ne lidhje me demarkacionin.Edhe pse ishte thirrur nje mbledhje qeverie ne orën 10:00 dhe ministrat e LDK-se kishin ardhur, ata te PDK-se nuk ishin te pranishëm dhe si përfundim mbledhja u shty. Përmes njoftimit per mediat, qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit.Tani përpara se te merret me demarkacionin, qeverise Mustafa do ti duhet ti mbijetoje mocionit, aty ku edhe deputete te PDK-se pritet te votojnë per rrëzimin e saj, por përsëri ajo pritet t?i rezistoje mocionit.

Share This Video


Download

  
Report form