Report TV - Kryemadhi: Rama kryeministër legjitim, PD kërkesë qesharake

Report TV 2017-07-06

Views 0

?Zv/kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cilëson qesharake kërkesën e Lulzim Bashës për dorëheqjen e Edi Ramës dhe emërimin e një kryeministri teknik.

E ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo", Kryemadhi tha se Rama është kryeministri i zgjedhur nga një Parlament legjitim dhe i votëbesuar nga qytetarët në zgjedhjet e qershorit 2013.

Kryemadhi ironizon Bashën: Unë them të vijë Berisha
Kryemadhi tha me ironi se kërkesa e Bashës është njësoj sikur ajo të kërkojë largimin e kryedemokratit dhe rikthimin e Berishës në krye të PD, ose ndryshe nuk do të hyjë në zgjedhje.

Share This Video


Download

  
Report form