http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, një nga negociatorët e përfshirë në bisedimet me kryeministrin Rama e kreun demokrat Basha për arritjen e një marrëveshjeje për krizën politike, i ka bërë një tjetër apel opozitës, që të marrë pjesë në zgjedhje.Fleckenstein është takuar me senatorin amerikan John McCain në SHBA, me të cilin ka biseduar për situatën politike në Shqipëri. Edhe McCain ka përsëritur të njëjtën thirrje, që opozita të përfshihet në procesin zgjedhor.Njoftimin, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Felckenstein, e bëri në rrjetin social Twitter, ku publikoi edhe një foto të takimit.?Zhvillova një bisedë konstruktive me senatorin John McCain në Uashington. Ndajmë pikëpamje të qartë dhe të njëjtë për situatën në Shqipëri. Ne i kërkojmë Partisë Demokratike të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.?Ndërkombëtarët kanë vijuar apelet, që opozita të mos i braktisë zgjedhjet, por deri tani qëndrimi i saj për të mos qenë pjesë e tyre, nuk ka ndryshuar.Në 25 prill dy negociatorët, Knut Flackenstein dhe zv/presidenti i PPE, David McAllister, u përfshinë në bisedime intensive me kryeministrin dhe liderin e opozitës, por dështuan në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.