Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një banesë dy katëshe u shkrumbua nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në qender të qytetit të Shkodres, ngjitur me polikliniken. Ajo funksiononte në katin e parë si lokal, ndërsa në të dytin ishte e pabanuar dhe fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur persona brenda.
Gjithçka ka nisur rreth orës 00.30 minuta, kur kamarieri ka qënë duke mbyllur aktivitetin dhe në moment ka konstatuar flakët në katin e dytë të ndertesës. Menjëherë ai ka njoftuar shërbimin zjarrfikës dhe ka dalë jashte mjediseve te lokalit, ndërsa flakët në pak minuta nuk kanë vonuar të përhapen, të favorizuara nga ndërtesa e vjeter.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/digjet-banesa-ne-shkoder-kati-i-pare-sherbente-si-lokal/