Ora News - Limaj pas rrëzimit të Mustafës: Zgjedhjet freskojnë politikën dhe vendin

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Nisma për Kosovën, partia iniciatore e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa e cila u rrëzua sot në Kuvendin e Kosovës deklaron se qeveria e kishte humbur besimin e saj.
Në një lidhje telefonike nga Prishtina për Ora News, Fatmir Limaj, i sheh zgjedhjet e parakoshme si një mundësi rifreskimi për elitat poltike dhe vendin.
Limaj: Qeveria Mustafa e ka humbur besimin e shumicës në parlamentin e Kosovës, ajo shumicë që e ka votuar Kryeministër. Secili Kryeëministër që mund të jetë nesër duhet ta ketë parasysh se mund ti ndodhë ajo që i ka ndodhur sot zotit Mustafa. Fajtore është vetë qeveria Mustafa. Gjithmonë është situata e mirë për zgjedhje normale të parakohshme. Zgjedhjet freskojnë elitat politike, freskojnë vendin, japin mundësi të reja.
Është mëse normale që në momente të caktuara kur bllokohet çdo gjë, kur njerëzit janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale. Të gjitha vlerësimet vendore dhe ndërkombëtare, kam parasysh sondazhet kanë treguar se mbi 85% e qytetarëve kanë qenë të pakënaqur me këtë qeverisje. E vetmja rrugë dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë është tu jepet mundësi qytetarëve përmes votës të japin qëndrimin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/limaj-pas-rrezimit-te-mustafes-zgjedhjet-freskojne-politiken-dhe-vendin/

Share This Video


Download

  
Report form