Të gjithë naftëtarët dhe ish-naftëtarët do të pajisen me dëshmi zyrtare identifikuese përmes të cilave do të sigurojnë përfitimet financiare, mjekësore e sociale që ua garanton statusi i ri.
Sipas ministres së Shtetit, Ermonela Felaj, Këshilli i Ministrave miratoi aktet nënligjore që u sigurojnë zbatimin faktik të statusit për 5 mijë naftëtarëve.
?Ligji për Statusin e Naftëtarit u njeh përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë përsa i takon të drejtës për të dalë në pension para kohe, naftëtarëve që janë të papunë, të cilëve u njihet përparësi në punësim dhe nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj, edhe një pagesë sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi.