Ora News – Kadare letër ambasadores Vlahutin: Gati t’ju kërkoj ndjesë në gjunjë

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i ka shkruar një letër nga Parisi ambasadores së BE në Shqipëri Romana Vlahutin, ku thotë se është gati t?i ulet në gjunjë për t?i kërkuar ndjesë.
Shkrimtari i madh shkruan se është i tronditur nga fyerjet ndaj ambasadores.
Reagimi i shkrimtarit të njohur vjen pas publikimit të një artikulli nga Kastriot Myftaraj, me dt 7 maj në facebook, kërcënon dhe fyen ambasadoren e BE në Tiranë.
Letra e Ismail Kadare dërguar Romana Vlahutin:
E nderuara Zonjë,
Më lejoni t?ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.
Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç?është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.
Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kadare-leter-ambasadores-vlahutin-gati-tju-kerkoj-ndjese-ne-gjunje/

Share This Video


Download

  
Report form