Report TV - Beteja ligjore, PD i kërkon Gjin Gjonit rrëzimin e zgjedhjeve

Report TV 2017-07-06

Views 0

Fati i zgjedhjeve të 18 Qershorit është në duart e Kolegjit Zgjedhor. Përpos kërcënimeve verbale, formave të mosbindjes civile dhe kushtëzimeve, Partia Demokratike ka vendosur shfrytëzojë edhe një rrugë ligjore për rrëzimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Ashtu siç edhe paralajmëroi Shqiptarja.com disa ditë më parë, partia kryesore në opozitë, i ka kërkuar dje Kolegjit Zgjedhor rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për pranimin e listave të kandidatëve për deputetë, me argumentin se janë paraqitur pas përfundimit të afatit ligjor. Pas refuzimit për t?u regjistruar në zgjedhje, opozita po demostron kësisoj një tjetër përpjekje për të zhbërë zgjedhjet e 18 Qershorit, duke kërkuar pikërisht rrëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili në ditën e 82 të protestës më turne para Kryeministrisë, tha se Kolegji Zgjedhor do të përballet me kërkesën e Partisë Demokratike. Paralajmërimi i Lulzim Bashës ishte një mesazh i qartë për anëtarin e Kolegjit Zgjedhor, Gjin Gjonin, i cili konsiderohet si pika më e fortë e Partisë Demokratike në gjykatën e zgjedhjeve.

Share This Video


Download

  
Report form