'Kompromisi i madh që politika ja ka borxh qytetarëve ende mund të gjendet që ne të gjithë bashkë të shkojmë në zgjedhje'.
Me këtë gjuhë foli para banorëve të Përrenjasit, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Në këtë takim ishte i pranishëm deputeti i Qarkut të Elbasanit Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së në Përrenjas Luan Karriqi, si edhe kandidatët për deputet të listës së qarkut të Elbasanit, Bujar Muça dhe Elena Xhino.
Sipas Idrizit politika i ka borxh qytetarëve kompromisin. "Këtë kompromis të madh politika ja ka borxh qytetarëve.
Të shkojmë të gjithë bashkë në zgjedhje dhe t' ju japim mundësinë shqiptarëve që të votojnë.
Ne kemi bërë gjithshka që të gjendej një zgjidhje për krizën politike. Një zgjidhje kompromisi.
Ne propozuam një pakt kombëtar ku të gjitha forcat politike të ishin bashkë, për integrimin europian dhe të mbështesnin reformën në drejtësi.