Me një pritje madhështore në sheshin ?Ibrahim Rrugova? në Prishtinë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani nisi vizitën e tij zyrtare në Kosovë. Fillimisht është pritur nga homologu i tij Hashim Thaçi. Menjëherë pas ceremonisë së pritjes krerët e dy shteteve i janë drejtuar Presidencës. Kreu i shteti Shqiptar është vlerësuar me medaljen e ?Urdhrit të Lirisë? nga Presidenti i Kosovës.
Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe Pavarësinë e Shtetit të Kosovës, ju shprehim mirënjohjen tonë dhe ju vlerësojmë për kontributin tuaj, i është drejtuar Presidenti Thaçi kreut të shtetit Shqiptar teksa i ka dorëzuar ?Urdhrin e Lirisë?. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për vlerësimin e shtetit të Kosovës.
"Gjithë jetën time kam besuar dhe do të vazhdoj të besoj fort se liria është misioni më i madh për njeriun, për një popull, për një komb dhe për të gjithë njerëzimin".
Më tej gjatë ditës kreu i shtetit Shqiptar do të pritet edhe nga Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa. Presidenti Nishani do të shpallet të enjten ?Qytetar Nderi i Prizrenit? ndërsa të premten këtë titull do ta marrë edhe nga Komuna e Drenasit./TvKlan