Dy ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës për më 13 Maj, ambasadorët e SHBA, OSBE dhe Bashkimit Europian kanë zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa.
ReportTv ka mësuar se Romana Vlahutin, Donald Lu dhe Benrd Borchardt kanë diskutuar me ministrin e Brendshëm në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë publike përgjatë protestës dhe masave të marra nga policia e shtetit në një kohë kur Shqipëria ka hyrën në një proces elektoral për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ambasadorët kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjes së ReportTv se cfarë kanë diskutuar me ministrin Xhafa, ndërsa ky takim mësohet se është kërkuar nga përfaqësuesit e selive diplomatike në vend.
ReportTv ka mësuar se për protestën e 13 Majit ministri Xhafa ka njohur ambasadorët me planin e masave të policisë si dhe informacionet e siguruara se cilat mund të jenë situatat që do të sillnin tension.