Ky është momenti kur në policinë e Lezhës mbërrijnë dy të arrestuarit e operacionit ?Etalon? të cilëve iu gjetën 9 mina me celular të ndërtuara në mënyrë artizanale.
Një nga të arrestuarit është Stavro Kotorri, të cilin e shihni në këtë foto. Ai është djali i Hikmet Kotorrit, një ndërtues i vrarë me 6 maj të vitit 2013, në afërsi të banesës së tij në rrugën Budi në Tiranë.
I arrestuari tjetër është Franko Çinari, 21 vjeç, po nga Tirana. Një tjetër person me incialet E. T., 30 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i të arrestuarve u shpall në kërkim.
Në pamjet e ofruara nga Policia, shihet momentit të arrestimit të një prej personave nga njësia operacionale e policisë Lezhës.
Ai mban në duar një çantë në të cilën në momentin e arrestimit, iu gjetën edhe bombat me celular. Gjatë kontrolleve të kryera u gjetën edhe magenetë, tela elektrikë e materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.
Sipas policisë ato po i dorëzonin te një person i tretë. Një minë me celular e përgatitur në këtë formë mund të shitet deri në dy mijë euro. Dyshohet se ato përgatiteshin në Tiranë dhe më pas shpërndaheshin./Tv Klan