Pushohen hetimet për koncesionet në shëndetësi

RTV KLAN 2017-07-06

Views 3

Me argumentin se nuk është gjetur vepër penale Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë në kohën kur ajo drejtohej nga Ilir Beqaj.

Hetimet për këtë çështje filluan kryesisht në dhjetor të vitit 2015 nga prokuroria për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Por, pas kryerjes se verifikimeve dhe pyetjes se komisionit te vlerësimit të ofertave është vendosur pushimi i hetimeve. Sipas prokurorisë çdo vendim i Ministrisë së Shëndetësisë është marrë në bazë të ligjit aktual.

Tre koncesione u hetuan nga prokuroria, vlera e të cilëve arrinte në qindra milionë dollarë. Nën hetim ishte koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it falas me vlerë 120 milionë euro./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form