Peleshi ironizon “republikën e re” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë republikë e re nuk mund të lindë nga mosbindja civile. Deklarata vjen nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili i bëri apel opozitës që të respektojë kushtetutën.?Protesta është një e drejtë demokratike, një hapësirë që opozita mund ta shfrytëzojë në çdo kohë, por brenda normave kushtetuese. Nuk e di çfarë nënkupton Basha me termin Republikë e Re, por di t?u them që një program i ri apo një qasje e re politike vjen dhe mandatohet nga populli. Zgjedhjet janë mjeti i vetëm që partitë politikë të vijnë në pushtet. Një Republike e Re nuk mundet të dalë nga mosbindja civile?.Edhe pse zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa opozitën, zëvendëskryeministri tha se ato nuk mund të komprometohen nga vendimi i asnjë partie.?Zgjedhjet nuk mund te komprometohen nga vendimi i asnjë partie. Jemi të keqardhur që në 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk do të thotë se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje na pengon ne të kërkojmë votën e qytetarëve në 18 qershor, në datën e dekretuar nga Presidenti dhe në respekt të kuadrit kushtetues.?Nga Korça, Peleshi u rikujtoi shqiptarëve që të mos lejojnë të sakrifikohen në një kohë kur vendet e Ballkanit ndodhen në një moment delikat, për shkak të zhvillimeve në Rajon.

Share This Video


Download

  
Report form