Ora News – Korçë, protesta e opozitës, Peleshi: Republika e Re s’del nga mosbindja civile

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një e drejtë demokratike që opozita mund ta shfrytëzojë brenda normave kushtetuese. Me këto fjalë e komentoi protestën e së shtunës në mesditë, zv.kryeministri Niko Peleshi, ndërsa shtoi se nuk e kupton çfare do të thotë kreu i PD me fjalët Republikë e Re.
Peleshi: Protesta është një e drejtë demokratike, një hapësirë që opozita mund ta shfrytëzojë në çdo kohë, por brenda normave kushtetuese. Nuk e di çfarë nënkupton Basha me termin Republikë e Re, por di t?u them që një program i ri apo një qasje e re politike vjen dhe mandatohet nga populli. Zgjedhjet janë mjeti i vetëm që partitë politikë të vijnë në pushtet. Një Republike e Re nuk mundet të dalë nga mosbindja civile
Peleshi u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë të sakrifikohen, pas 27 vitesh luftë për demokraci.
Peleshi: Nga Korça dua tu dërgoj një mesazh të gjithë shqiptarëve, foshnja që lindi 27 vite më parë, demokracia, është ende e brishtë. Te mos e sakrifikojmë tani që edhe konteksti në të cilin ndodhet Shqipëria, Ballkani dhe Europa është delikat, për shkak të zhvillimeve që po ndodhin në Rajon. Duhet të ngrihemi ne nivelin e përgjegjësisë historike dhe te jemi të kujdesshëm me mesazhet qe i shpërndajmë popullit?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/protesta-e-opozites-peleshi-republika-e-re-sdel-nga-mosbindja-civile/

Share This Video


Download

  
Report form