Ora News – Rama: PD po dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD po dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me Europën dhe partnerët ndërkombëtarë. Kështu u shpreh kryeministri Rama në Lezhë ku zhvilloi një takim me votuesit për herë të parë duke shtuar se PD është reshtuar kundër faktorit ndërkombëtar pas ii friksohet drejtësisë.
Rama: I keni dëgjuar sesi i vërsulen të gjithë miqve dhe partnerëve të Shqipërisë. E patë sesi Bashkimi Europian iu foli hapur dhe troç të gjithë shqiptarëve, duke ju bërë thirrje qytetarëve, pa dallim, që të vazhdojnë përpara dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ata janë gati ta prishin Shqipërinë me të gjithë miqtë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ata kanë frikë nga drejtësia. Por pa një drejtësi të drejtë, Shqipëria nuk bëhet dot anëtare e Bashkimit Europian.
18 qershori tha kryeministri Rama është dita që do ta ndajë Shqipërinë nga e shkuara dhe politika e baltës.
Rama: Ata e dinë shumë mirë që duke bllokuar Vetting-un dhe duke dalë hapur në mbrojtje të prokurorëve e gjykatësve të korruptuar nuk mund të shkojnë as te demokratët më të flaktë e t?i thonë na jepni votën, prandaj nuk duan as zgjedhje, sepse nuk duan drejtësinë. Ndërsa ne i duam zgjedhjet në 18 qershor, në radhë të parë për të vendosur më në fund drejtësinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pd-po-demton-marredheniet-e-shqiperise-me-europen/

Share This Video


Download

  
Report form