Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është prezantuar para publikut shqiptar libri mbi mbishkrimet otomane në monumentet e kulturës shqiptare i studiuesit turk Mehmet Tutuncu. Libri përmbledh 114 mbishkrime, për të cilat autori ka kryer një punë kërkimore thuajse 8 vjecare ne territorin shqiptar.
8 vite punë e hulumtime nëpër Shqipëri i janë dashur studiuesit turk dr. Mehmet Tutuncu për të nxjerr në pah mbishkrimet osmane në monumentet e kulturës, që tashme vijnë të botuar në një libër. Autori ka zbuluar 114 mbishkrime, ndërsa librin ?Korpusi i mbishkrimeve otmane nga Shqipëria dhe Mali i zi? e sheh përpjekje për inventarizimin e këtyre fakteve e dëshmive të historisë.
Tutuncu: Koleksioni konsiston në 114 mbishkrime shkruar në gure, dru e mure. Sigurisht qe libri nuk është i plote pasi cdo ditë zbulohen mbishkrime të reja.Libri është një përpjekje për të inventarizuar mbishkrimet otomane që kanë mbijetuar në Shqipëri dhe vjen në 50 vjetorin e shkatërrimit të monumenteve të kulteve fetare.
Ndërsa studiuesi Aleksandër Meksi e sheh librin si një domosdoshmëri dhe instrument për të intensifikuar më tej studimet në këtë fushë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/prezantohet-libri-i-studiuesit-turk-me-mbi-114-mbishkrime-otomane/