Ashtu sikur kishte paralajmëruar dje nga çadra në bulevard, kryetari i PD Lulzim Basha në protestën e sotme do të jetë me familjen.
Kryeopozitari mëngjesin e sotëm është drejtuar për në hyrjen e selisë së PD me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.
Ndërsa në orën 12:00 nga selia Basha së bashku me familjen dhe protestuesit nga Tirana e rrethet do të nisë marshimin drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'.
Basha u bëri thirrje të gjithë opozitarëve dje që të vinin me familjen në protestën e sotme.