Tjetër kënd lojërash në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt edhe fëmijët që jetojnë në zonën e njohur si ?Pallati me Shigjeta? do të kenë këndin e tyre të lojërave. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e këndit të 16-të. ?Dua t?ju falenderoj, sidomos agjencitë e bashkisë, të cilat pavarësisht se është fushatë apo se do të vijnë pushimet e verës, në Tiranë do të punohet njësoj çdo ditë. Kjo do të thotë që edhe sot, edhe në datën 18 qershor, edhe kur njerëzit të ikin me pushime, Bashkia do jetë në punë, që kur ata të kthehen në shtator, t?i gjejnë të përfunduara të gjitha punët që kanë nisur dhe sigurisht të gjejnë një Tiranë shumë më dinjitoze se ajo që lamë para pushimeve.? Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur para qytetarëve të Tiranës. ?Kemi qenë këtu në 2015 dhe kjo ka qenë një ndër baltovinat shembullore të Tiranës, me llucë të vazhdueshme për shkak të afërsisë me Lanën, bllokimit të kolektorëve, por edhe për faktin se që nga koha e Edi Ramës, kur ?Pallati me Shigjeta? mori këtë emër, nuk ka vënë njeri dorë. Kjo është një ndërhyrje që banorët të kenë kushte dinjitoze, asfalt, trotuare, ndriçim, por sigurisht edhe për fëmijët, të cilët janë pika e dobët e Bashkisë sonë. Në dy vitet e para besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur, duke u fokusuar kryesisht te infrastruktura për fëmijët, te çerdhet, kopshtet, këndet e lojërave, shkollat. Kemi filluar 4 shkolla, kemi edhe 16 të tjera dhe besoj se vetëm në këtë mënyrë, sigurohemi që qyteti ka një ?pajë? për gjeneratën e ardhshme?. Investimi parashikon ndërtimin e trotuareve, rrugicave, ndriçimin, vendosjen e stolave dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta.

Share This Video


Download

  
Report form