Një anije me rreth 50-60 emigrantë është pikasur nga stafi i forcave detare ?Oriku? rreth orës 16:50 të ditës së sotme në detin Egje.
Sipas njoftimit, emigrant ishin nisur nga brigjet e Turqisë dhe kishin si destinacion brigjet greke. Mësohet se pas diktimit të gomones me kladenstinë stafi i anijes ?Oriku? njoftoi anijen komandë Braderburg si dhe anijet e RB turke, greke dhe Frontex.