IRANE-Zyrtari i lartë i DASH i njohur ndryshe si ?Buldozeri?, Hoyt Brian Yee ka mbërritur sot paradite ora 10:30 në Tiranë në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për ngërçin politik.
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, nisi takimet zyrtare në Tiranë.
Vizita e tij shihet si përpjekja e fundit për të arritur një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.
Eskorta e zyrtarit të DASH ka mbërritur fiks në 10:30 në godinën e kryeministrisë, ashtu siç ishte parashikuar ne axhendë, dhe ka dale prej aty pak para ores 11:50 minuta.
Pas takimit me Ramën, ?Buldozeri? amerikan do të takohet me kryeparlamentarin Meta dhe pasdite me kryetarin e opozites Basha.
Amerikani, përveç Ramës, Metes dhe Bashës, do të takohet edhe me deputetët rebele të PD, Bregu, Selami, Topalli dhe Patozin.