Maqedoni bien edhe bashkitë, pushteti vendor në paralizë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia rrezikon paralizimin e plote. Si te mos mjaftonte qëndrimi mbi 6 muaj pas zgjedhjeve pa qeveri, tashme vendi nuk do te kete as pushtet lokal. Kjo per shkak se ligjërisht, mandati i te zgjedhurve vendore përfundon kete te henen dhe partitë politike nuk kane vendosur ende se çfarë do te behet me kete fakt.Per kete arsye, pas konsultimeve edhe gjate fundjavës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka thirrur nje takim urgjent me përfaqësues te grupeve parlamentare per te gjetur nje rrugëzgjidhje, per vazhdimin e mundshëm te mandatit te te zgjedhurve aktuale, ose per shpalljen e nje date per zgjedhjet lokale. Bashkësia e njësive te qeverisjes lokale ka paralajmëruar se nëse parlamenti nuk gjen shpejt nje zgjidhje, qytetaret rrezikojnë te mos marrin me asnjë shërbim nga njësite vendore, nuk do te mund te paguhen rrogat per institucionet e varësisë, si ne kopshte e shkolla, si edhe nuk do te funksionoje transporti publik.Zgjedhjet lokale duhet te ishin zhvilluar ne gjysmën e pare te këtij muaji, por mungesa e zgjedhjes se kreut te parlamentit solli tejkalimin e afateve. VMRO-ja kërkon qe ato te zhvillohen sa me shpejt, duke propozuar si date 2 korrikun, ndersa LSDM pretendon se me pare duhet te formohet qeveria, e me pas te vendoset nje date per zgjedhjet lokale.

Share This Video


Download

  
Report form