MAT- Një 60- vjeçar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në qytetin e Matit. Viktima është identifikuar si Hajredin Lleshi.
Mësohet se disa persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një automjet 60- vjeçarin në derën e shtëpisë. Duke përfituar nga errësira, ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas hetimeve të para dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi Lleshi ka pasur konflikte me disa persona nga Thumana. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 4 vite më parë i kanë vrarë dhe vëllanë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes e ndërsa bëhet e ditur se nuk ka ende asnjë person të arrestuar.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehet zona për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje.