TIRANE-Zbardhen mesazhet mes mësuesit të shkollës 9-vjeccare Mustafa Lleshi në Kashar dhe nxënëses së klasës së 7-të. Mësuesi i matematikës Hasan Martani, i cili është lënë në burg nga Gjyaka, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me një nxënëse të tij.
Ka qenë e mitura e cila i ka treguar nënës së saj për atë që kishte ndodhur dhe kjo e fundit i kërkoi vajzës së saj që ti shkruajë mësuesit në rrjetet sociale ?Facebook?, për të vërtetuar abuzimin. Nëna e vajzës ka treguar për Report TV edhe përmbajtjen e këtyre mesazheve, të shkëmbyera një ditë para denoncimit në Polici.
Vajza i ka shkuar mësuesit Hasan Martani në ?Facebook? se kishte frikë se mos zbulohej ajo që kishin bërë. E mitura e vë në dijeni mësuesin se mamaja e saj e ka pyetur disa herë. Menjëherë mësuesi i matematikës i ka kthyer përgjigje, duke e pyetur nëse u ka thënë prindërve dhe që të mos tregojë asgjë. Pikërisht në momentin që nxënësja e klasës së 7 i ka thënë mësuesit se nuk ka treguar asgjë, Hasan Martani i ka kthyer përgjigje duke i thënë ?tani jam i qetë?.