Sheshi Skënderbej do të hapet për të gjithë qytetarët më 10 qershor. Lajmi u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e sotme.
Teksa ishte së bashku me kreun e qeverisë Rama në Parkun e Madh të Liqenit, Veliaj u shpreh se është drejt fundit.
?Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë?, tha Veliaj.
Punimet në shesh janë vlerësuar edhe nga Rama sipas të cilit projekti ka dalë fanstastik.
Duke folur për rritjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, Veliaj deklaroi se po punohet me ritme të shpejta që brenda 2030 të mbillen 2 milionë pemë, në kuadër të projektit për Pyllin Orbital