Ora News - Pollo: Paketa e McAllister bazë e mirë, por ka nevojë për zhvillim

Ora News Emisione 2017-07-06

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD kërkon të marrë pjesë në zgjedhje, por do garanci minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu u shpreh deputeti i PD, Genc Pollo në studion e lajmeve të Ora News.
Pas vizitës së zyrtarit amerikan Yee, Pollo u shpreh se shpreson që në këto 24 orë të ketë një negociatë mes palëve. Ai tha se paketa e ofruar nga McAllister është një bazë e mirë, por që ka nevojë për zhvillim.
Pollo tha gjithashtu se protesta e 13 majit ishte një test për opozitën.
Pjesë nga intervista
Pollo: Opozita dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, por me garanci minimale që këto zgjedhje të jenë minimale dhe nëse kjo gjë është e mundur le ti japim kësaj mundësie shansin për tu realizuar.
Pyetje: Çfarë nënkuptoni ju me garanci minimale se deri tani të gjitha kërkesa tuaja i kanë konsideruar kërkesa maksimale?
Pollo: Kjo varet se ku e vë vizën, po ta vësh më lart e bën më maksimale po ta vesh më poshtë e quan relative, kjo është një çështje që nuk është e shkruar në gur. Por një qeveri që është e formuar në atë mënyrë që i bind të gjithë, përfshi edhe skeptikët, por në mënyrë të arsyeshme jo të ekzagjeruar, një qeveri që nuk do të interferojë në procesin zgjedhor dhe kjo e sotmja nuk është e tillë që të ngjallë besim kjo do e knaqteë opozitën dhe elaborimi i të gjitha mundësive për të future elektornikën në të gjitha hallkat e votimi, idenfitikimi i votuesit, votimi elektronik, numërimi i votës së hedhur së bashku me mazhorancën dhe aplikimi i asaj që mund të bëhet, do të marri kohën e vetë. Nuk besoj që edhe një socialist i thekur por i sinqetë do ti quante ekstreme dhe asnjë ndonjë ndërkombëtar i pasinqertë do ti quante ekstreme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pollo-paketa-e-mcallister-baze-e-mire-por-ka-nevoje-per-zhvillim/

Share This Video


Download

  
Report form