Protestuesit e opozitës në çadrën e ngritur para Kryeministrisë shprehen kundër një marrëveshje të mundshme bazuar mbi paketën 'McAllister'.
Në mikrofonin e REPORT TV, disa nga protestuesit shprehen se marrëveshja e vetme duhet të jetë me largimin e Ramës, pasi cdo akord tjetër do të ishte dështim.
"Basha i ka premtuar popullit se nuk do të tërhiqet dhe që me këtë qeveri nuk mund të bëhen zgjedhje.
Zgjedhje mund të bëhen veëtm me qeveri teknike dhe me largimin e Edi Ramës, me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, votim dhe numërim elektronik.
Nëse nuk arrihet marrëveshja që presim është kapitulluese për demokratët dhe shqiptarët. Jam për kushtet që kemi vendosur; largimin e Edi Ramës" deklaroi ai.