KRUJE- Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në një lokal pranë stadiumit "Kastrioti" në Krujë.
Të plagosur kanë mbetur Ramazan Shullazi dhe Genc Goga të cilët janë qëlluar nga një person i tretë i cili mësohet se ndodhej me ta në tavolinë.
Policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje, i cili dyshohet se është daja i një prej të plagosurve, dhe vijon punën për arrestimin e tij.
Nuk dihen ende motivet që çuan në përdorimin e armëve të zjarrit brenda në ambientet e lokalit.