Kosovë, dy koalicione në garë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy koalicione të rëndësishme parazgjedhore në Kosovë do të përballen në një betejë të fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, ndërsa një prej partitë kryesore opozitare, ?Levizja Vetëvendosje? do të garojë e vetme. Pak përpara skadimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve, PDK arriti një marrëveshje për koalicion me dy ish kundërshtaret e saj, partinë ?AAK? dhe ?Nismën?, të cilësuar si Koalicioni i ?Luftës?, që do të propozojë Ramush Haradinajn në postin e kryeministrit.Në koalicionin tjetër janë LDK e Isa Mustafës me ?Aleancën Kosova e Re? të Behgjet Pacollit dhe ?Alternativën? e drejtuar nga Mimoza Kusari Lila. Kandidati për deputet i AAK, Muharrem Nitaj shprehet optimist se ky koalicion do të fitojë.Në një reagim në rrjetet sociale pas zyrtarizimit, Haradinaj tha se do ta nderojë atdheun. Ndërsa kreu i AKR, Behgjet Pacolli deklaroi se bashkë me LDK ky koalicion do ta ndryshojë KosovënLëvizja ?Vetëvendosje? ndërkaq, pritet të zyrtarizojë për postin e kryeministrit, Albin Kurtin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar dhjetë ditë fushatë zgjedhore, qe nis ne 29 maj. Në garë janë përfshire 56 subjekte politike, 28 shqiptare dhe të tjerat nga pakicat.

Share This Video


Download

  
Report form