Basha sqaron komentet për katolikët: Gjithçka një fushatë e ulët shpifjesh

RTV KLAN 2017-07-06

Views 1

Në një prononcim për gazetarët përpara tryezës së partive parlamentare, kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka sqaruar për opinionin publik, komentet e tij në një gazetë gjermane, ku foli për aktivizimin e elementëve kriminalë në zonat veriore të vendit.

Basha u shpreh se asnjëherë nuk i ka ndarë njerëzit në bazë të fesë, duke hedhur poshtë komentet që kanë qarkulluar në disa media.

?Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh dezinfomimiesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur që prej muajsh dezinformom dhe përpiqet të përçajë shqiptarësh. Duke marrë shkas nga një intervistë e imja në një gazetë ndërkombëtare, kjo fushatë dezinfomime ka stigmatizuar një nga komunitetet fetare në Shqipëri, katolikët.

Një komb i cili nuk duhet të krenohet me politikën dhe politikanet që shfaq në teatrin e kukullave karagjozllëqe, duhet të krenohet gjithmonë me frymën e pastër të harmonisë dhe dashurisë pavarësisht kujt kanë zgjedhur t?i luten Zotit, nga kisha apo xhamia.

Dua t?ju shoh në sy dhe t?ju them: Të dashur besimtarë katolikë ku kam ndarë në shtëpitë tuaja Krishlindjet, dini se vlerësimi im dhe i PD për besimin tuaj është i patundur, përveç mbështetjes tradicionale si një urë lidhëse me perëndimin.

Pata fatin ta ndaja këtë mendim me Papa Françeskun.

Përmes qëndresës suaj dhe vlerave tuaja, keni dëshmuar si shqiptarë, keni marrë besimin e Krishtit që mbështetet nga këto vlera që quhen evropiane, që unë dhe PD do luftojmë ndershmërisht.

Duke hedhur poshtë këtë fushatë dukje treguar me gisht autorin që u munduat të ngjallë terror në protestën e opozitës të luftojë për të drejtat në një republikë të re ku të drejtat tuaja të jenë të garantuara dhe përfaqësimi juaj të jetë në dorën tuaj dhe jo të politikanëve të papërgjegjshëm.?/tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form