Stop - Dentistja pa licensë, i ofron pacientes 1 milionë lekë për dëmin! (17 maj 2017)

RTV KLAN 2017-07-06

Views 14

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-184-sezoni-2/

Bukurie Saliu jeton prej 27 vitesh në Itali dhe si shumë emigrantë të tjerë, rregulloi dhëmbët në Shqipëri, për kosto më të ulët. Edhe pse pagoi plot 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra, pas shërbimit në klinikën dentare ?Korbi? i nisën komplikacionet.

Dentistja Nezi Korbi i ofroi 1 milion lekë dëmshpërblim, me kusht që ta linte këtë histori. Por Bukurie, pasi e verifikoi se mbushjet ishin punuar me probleme, denoncoi stomatologen në emisionin ?STOP? dhe ?Urdhrin e Stomatologut?.

Klinika ?Korbi? rezultoi me liçensë të skaduar që prej vitit 2011?

?Quhem Bukurie Saliu dhe jam emigrante prej 27 viteve në Itali. Në Janar iu drejtova dentistes Nezi Korbi, në klinikën e saj private. Fillova punimet, brenda 4 ditëve mbarova punë, e pagova 1 milion e 300 mijë lekë (të vjetra) dhe u nisa për në Itali. Pas 10 ditëve filloi acarimi i mishit të dhëmbëve, hemorragji, dhimbje e madhe e kokës.?

Bukurie rrëfen se u detyrua t?i drejtohet një dentisti italian, i cili tha se dhëmbët e saj nuk ishin të puthitura me rrënjët, ndaj i janë krijuar infeksione të mëdha. Ai i sugjeroi të rikthehej te dentistja që t?ia hiqte të gjithë dhëmbët që i kishte vendosur dhe t?ia rivendoste, kur të qetësohej mishi i dhëmbëve.

Pas komunikimit nëpërmjet telefonit, Nezi Korbi tha se nuk ishte e mundur, pasi kishin punuar shumë mirë. Bukurie u detyrua të rikthehej në Shqipëri për të komunikuar personalisht me dentisten Korbi, e cila u shpreh se mund të kishte alergji nga metali i porcelanit që i ishte vendosur. Ajo bëri analizat dhe dolën negative. Nuk kishte alergji nga metali, por kishte infeksion të rëndë në mishrat e dhëmbëve.

?Asnjë lloj stomatologu nuk më prekte me dorë, më thonin duhet të kthehesh atje. Vazhdova telefonatat me Nezin, nuk përgjigjej. I kam nisur me dhjetëra mesazhe, nuk më ka kthyer asnjë përgjigje, duke qenë mospërfillëse dhe indiferente në maksimum. Unë e di se çfarë jam duke hequr prej asaj, prandaj ju lutem dua që të shikohet gjendja e kësaj stomatologe, që të mos ketë viktima të tjera si puna ime.?

Bukurie Saliu rikthehet në klinikën dentare ?Korbi?, për t?u ballafaquar sërish me Nezi Korbin.

Bukurie ? Më njeh mua se kush jam?

Dentistja ? Të njoh moj motër, si jo?

Bukurie ? Po atëherë, pse silleni me mua në këtë mënyrë?

Dentistja ? Çfarë do ti tani, më fal?

Bukurie ? Çfarë dua unë? Unë te ty, në muajin Janar kam hequr 9 dhëmbë të shëndoshë. Më ke prishur 9 dhëmbë dhe më ke vënë 9 këllëfë, që qëkur i kam vënë, ti e di shumë mirë gjendjen.

Bukurie ? Po, se me dhëmbët e kujt jam?

Dentistja ? Po, po të pyes!

Bukurie ? Ok! Unë jam me dhëmbët që me ke vënë ti. Jam me probleme të mëdha, duke u kuruar me antibiotikë te doktorët në Itali, siç të kam shkruajtur dhe me mesazh, që ti i ke injoruar komplet mesazhet e mia!

Dentistja ? Nuk ka nevojë me bërtit! ...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS