Report TV - Pas tre orësh takim, arrihet marrëveshja Rama-Basha

Report TV 2017-07-06

Views 0

Më në fund pas 90 ditësh krizë politike dhe pas tre orësh takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur nga të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Pas përfundimit të takimit, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë dalë së bashku nga Kryesia e Kuvendit, ndërkohë që kryetari i PD ka dhënë lajmin e madh, që marrëveshja është arritur.

Basha deklaroi se marrëveshja e arritur, bazohet te paketa e SHBA dhe BE, ndërkohë që nesër do të detajohet.

"Kemi një marrëveshje të bazuar tek paketa McAllister +. Marrëveshja do të detajohet në 24 orë e ardhshme, e pastaj do kemi një deklaratë të plotë për detajet".

Ndërkohë që Edi Rama deklaroi "Jam dakord 100% me kryetarin e PD". Në fund dy liderët e shumicës dhe të opozitës u larguan me një shtrëngim duarsh, që rrallë herë ka ndodhur mes politikanëve në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form