Prokuroria e Përgjithshme ka hapur dosjen ?CEZ?, referuar nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, mbi prapaskenat e privatizimit abuziv të OSSH, tërësinë e shkeljeve të legjislacionit në fuqi, favorizimet, dëmin ekonomik, mbi sekserët, zyrtarët e implikuar, e-mailet komprometuese, letrat, raportet etj.
Teksa e gjithë vëmendja është zhvendosur tek ngërçi politik, organi qendror i akuzës ka marrë në shqyrtim kallëzimin e ?nxehtë? penal, i cili ngarkon me përgjegjësi ish-kryeministrin Sali Berisha, disa ish-ministra, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë dhe sekserin Nuel Kalaj.