Mungesa e tregut për shitjen e qershisë po demoralizon banorët e fshatrave Drenovë dhe Belishovë në Fier.
Ata thonë se nuk po arrijnë t?i nxjerrin kostot e shërbimeve që iu bëjnë pemëve të qershisë.
Zona e Mallakastrës e konkretisht dy fshatrat e lartpërmendur burim fitimi kanë vetëm qershinë, por mungesa e tregut dhe çmimi i ulët po i çon drejt largimi për prodhimin e këtij produkti.
Sipas tyre çmimi që ofrojnë tregtarët është rreth 80 lekë ndërsa në tregjet e qytetit qershitë shitën nga 200 deri në 250 lekë.
Çmimi i lart në tregjet e qytetit bën që konsumatori mos të ketë mundësi të blej sasira të mëdha dhe kjo reflektohet direkt në shitje.