http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kolegji Zgjedhor vendosi të shtyjë për në datën 22 maj verdiktin për vlefshmërinë e listave të kandidatëve për deputetë.Partia Aleanca Popullore kishte kërkuar rrëzimin e vendimit të KQZ për pranimin e këtyre listave, me pretendimin se kjo ishte bërë përtej afatit ligjor.Por trupa gjykuese në seancë pranoi si palë të tretë në proces edhe Partinë Socialiste. Gjykatësit arsyetuan se duhet të thirren edhe 15 partitë e tjera që preken nga kjo kërkesë.Ndërkohë, mësohet se pas marrëveshjes politike, Partia Agrare Ambientaliste është tërhequr nga kërkesa e njëjtë që kishte bërë për listat.Nëse Kolegji Zgjedhor shpall të pavlefshme listat e kandidatëve për deputetë, atëherë data e zgjedhjeve shtyhet dhe procesi hapet nga fillimi.