http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi dy orë takim i ndarë mes seriozitetit dhe batutave. Protagonistët e takimit, kreu i PAA-së Agron Duka dhe ai i PDK-së Nard Ndoka, tregojnë anën e fshehtë të bisedimeve në kryesinë e Kuvendit. Agron Duka, rrëfen se ai i kishte nisur ftesën kryeministrit Edi Rama, edhe përmes një mesazhi telefonik.Por Rama shkoi në takim dhe menjëherë lëshoi një batutë. Më seriozi ne tryezë ishte Lulzim Basha. Ai përsëriti të gjitha shqetësimet e opozitës, që sipas tij, cenojnë lirinë në zgjedhje. Por, qëndrimit institucional, Rama iu përgjigj sërish me një batutë.Përgjegjësinë më të madhe politike thotë Duka e Ndoka, e ka pasur kreu i qeverisë. Arritjen e marrëveshjes politike kryetarët e dy partive e konsiderojnë pozitive, pasi edhe pse me nxitjen e faktorit ndërkombëtar, pakti i cili kishte shanse që edhe të dështonte, u arrit nga politikanët shqiptarë, të njohur për kokëfortësi dhe arrogancë.