Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si tre partnere të qëndrueshme në fushën e arsimit dhe punësimit, çelën sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicionin e VIII të Panairit ?Work & Study?.
Në këtë panair marrin pjesë mbi 40 kompani, mbi 20 universitete dhe institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 4000 vende të lira pune.
Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi atë si një mundësi shumë e mirë për të shpalosur ofertën më të mirë të punësimit dhe studimit, si dhe njoftoi se ndryshe nga edicionet e tjera, Bashkia e Tiranës ka stendën e vet si një nga punëdhënësit kryesorë në qytet.
?Sot kemi 60 vende pune aktive vetëm nga Bashkia e Tiranës dhe rreth 100 të tjera nga agjencitë tona në varësi, duke filluar nga Ujësjellës-Kanalizimet apo Tirana Parking e kompani të tjera të qytetit?, tha kryebashkiaku Veliaj.