Ora News - Marrëveshja, Andoni: PD do riformatohet, PS forcoi legjitimitetin

Ora News Emisione 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Ben Andoni tha se marrëveshja Rama ? Basha është një marrëveshje pushtetesh. Në studion e lajmeve të Ora News, Andoni tha se nga kjo marrëveshje më shumë PS forcoi legjitimitetin e saj, që deri tani e bënte përmes retorikës se kryetarit. Nga ana tjetër Andoni tha se PD ka zhgënjyer, ndërsa pritet një riformatim i saj.
Andoni: Pasojat e kësaj marrëveshje është që pikë së pari të dyja forcat politike, PS dhe PD, por më shumë PS forcon legjitimitetin e vet, gjë të cilën deri tani e ka bërë përmes retorikës së kryetarit të saj dhe të njerëzve të reshtit të dytë dhe të tretë të partisë, ndërsa tani e realizon edhe nëpërmjet marrëveshjes. Zoti Rama nëpërmjet kësaj marrëveshje bëri gjënë më të mirë për të ulur ato nota protestuese që do kishte pas mbylljes së zgjedhjeve që janë normal për ne. Sa i takon PD është një zhgënjim i madh sepse nga ajo kadencë e madhe e retorikës së Bashës ai sonte vazhdonte me idenë e republikës së re, dhe ja ku jemi sot dhe fillimi i tij është me elementët e republikës së vjetër. Është një marrëveshje pushtetesh, ajo që kam në vëmendje është që në PD tani dhe të ardhmen do kristalizohen ato rrymat e brendshme që shkojnë pas zotit Basha dhe pas zotit Berisha, pra PD do të riformatohet në një lloj mënyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/marreveshja-andoni-pd-do-riformatohet-ps-forcoi-legjitimitetin/

Share This Video


Download

  
Report form