Trump në Arabinë Saudite, nënshkruan marrëveshje për energjinë e armët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Donald Trump ka mbërritur ne Riad te Arabisë Saudite ne ndalesën e pare te turit te tij te pare jashtë vendit. I shoqëruar nga bashkëshortja Melani, ai eshte pritur nga Mbreti Salman. Ky krerët nënshkruajnë marrëveshje me vlere 115 miliardë dollarë per energjinë dhe armët. Ne vazhdim, Trump do te vizitoje Izraelin, territoret palestineze, me pas Brukselin per samitin e NATO-s, Vatikanin dhe Sicilinë per një tjetër samit. Turi i pare i Trump jashtë vendin zhvillohet ne kohe te trazuara per te qe pasuan shkarkimin e drejtorit te FBI-se Komei. Trump shoqërohet ne vizitat e tij shtetërore edhe nga e bija, këshilltare e tij pa pagese, si edhe i shoqi i saj Xhared Kushner, pjesëtar i kabinetit te Presidentit. Parashikohet qe ai te mbaje nje fjalim te dielën ne nje samit amerikano-arabik, ku pritet te përqendrohet ne mundësitë e bashkëpunimit me islamin. Trump shkaktoi reagime te ashpra me tentativat e tij per te ndaluar hyrjen ne SHBA te shtetasve nga shtate vende kryesisht myslimane dhe tani pritet ta shfrytëzoje vizitën ne Arabinë Saudite, pikërisht per te ulur tensionet.

Share This Video


Download

  
Report form