Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkimi Europian vlerëson se ekonomia shqiptare është në rritje graduale dhe kjo do të vazhdojë për periudhën 2017-2019. Sipas raportit në kuadër të dialogut ekonomik dhe financiar me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ende vuan nga informaliteti dhe korrupsioni ndërsa për t?u zgjidhur mbetet probemi i pronave dhe regjistrimi i tyre.
Ekonomia shqiptare po përmirësohet gradualisht, trend që pritet të vazhdojë në periudhën 2017-2019.
Ky është vlerësimi i Bashkimit Europian në kuadër të dialogut ekonomik dhe financiar me Ballkanin Perëndimor.
Sipas këtij vlerësimi, planet rregulluese fiskale pritet të jenë të moderuara, gjë që do sjellë edhe reduktimin e borxhit publik, ndërsa huatë e këqija janë ende të larta.
Shqipëria ka ende problem pronësinë mbi tokën, korrupsionin dhe nivelin e lartë të informalitetit si dhe sistemi gjyqësor, paparashikueshmëria e të cilit dekurajon investimet e huaja.
Bashkimi Europian rekomandon vendin tonë të reduktojë borxhin publik përmes rregullimeve fiskale si dhe të forcojë më tej administratën e taksave duke zgjeruar bazën e tyre.
Gjithashtu për Shqipërinë rekomandohet të zbatojë strategjinë e zgjidhjes së huave të këqija, të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar jobankar si dhe të normalizojë politikën monetare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/be-me-6-rekomandime-per-ekonomine-shqiptare-vlereson-progresin/