DURRES-Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa njëri ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrushkull rreth orës 13:00, ndërsa viktimat janë Lulzim Qano dhe Yzedin Shallari, i plagosur në gjendje të rëndë në spital është Eduart Xhaferi.
Sipas të dhënave të para nga policia e Durrësit, tre personat, punonjës të një rezervati në Rrushkull u konfliktuan pas një sherri të çastit, ndërsa po heton për motivet.
Nga konflikti me thika Lulzim Qano ndërroi jetë menjëherë, pasi mori disa goditje fatale, ndërsa Yzedin Shallari dhe Eduart Xhaferi u transportuan me urgjencë në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Yzedin Shallari nuk mundi që të mbijetojë, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet Xhaferi.