Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në inagurimin e Muzeut të Gjetheve, një nga simbolet e sistemit të kaluar komunist, kryeministri Edi Rama u shpreh se rikthimi i kujtimeve ashtu siç kanë qenë dhe gjykimi i tyre me vërtetësi, është në të mirë të forcimit të institucioneve demokratike. Kryeministri Rama u shpreh se ka munguar vullneti për ta parë me vërtetësi të shkuarën. Ndërsa për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, tashmë nuk ka asgjë më për të fshehur nga sistemi i kaluar.
E shkuara e dhimbshme e historisë komuniste të Shqipërisë nuk luftohet me kundërpropagandë dhe gjykimi me vërtetësi i së shkuarës, është e rëndësishme për institucionet demokratike të një vendi.
Në inaugurimin e Muzeut të Gjetheve, kryeministri Rama theksoi se deri tani ka munguar vullneti për ta parë të shkuarën me sytë e të vërtetës.
Rama: Mungesa e kurajës, mungesa e vullnetit për ta parë këtë pjesë të historisë sot, me sytë e të vërtetës dhe për të kuptuar se sytë e të vërtetës mbi këtë pjesë të historisë janë shumë të rëndësishme për institucionet demokratike dhe për shtetin që duam të bëjmë, nuk mund të luftohen dot me kundërpropagandë. Por mund të luftohen me mënyrë shumë të efektshme, me takime fizike mes njerëzve dhe kujtesës kolektive.
Hapja e këtij Muzeu për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, bëhet sepse nuk ka asgjë për t?u fshehur.
Kumbaro: Ne treguam qartë kur erdhëm në qeveri vullnetin për ti hapur dosjet e gurta dhe ato prej letre, shtëpitë e mistershme dhe misteret e kyçura nëpër bunkere dhe tunele sepse ne nuk kemi asgjë për të fshehur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-e-shkuara-nuk-luftohet-me-kunderpropagande/