QAFE-THANE-Rreth 77 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sastiva është sekuestruar nga policia kufitare e Qafë-Thanës.
Droga ishte e ndarë në 22 pako, dhe në prangat e policisë kanë rënë dy bullgarë dhe është shpallur në kërkim një shqiptar si bashkëpunëtor i tyre.
Në pranga e bluve kanë rënë: Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari, dhe Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e A.G, 45 vjeç.
Sasia e kanabisit është konstatuar gjatë kontrollit me skaner në mjetin furgon tip ?Volkswagen?.
77 kilogramët ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë.