Report TV - Rama: Pakti me PD prishet nëse s’e voton brenda majit Vettingun

Report TV 2017-07-07

Views 0

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse Partia Demokratike nuk zhbllokon brenda muajit vettingun, marrëveshja është e prishur.

?Saliu mbrëmë paska thënë që marrëveshjen e kemi për të çuar njerëzit në votimin për Komisionet e Vettingut, por jo për ti votuar ato për të bërë Vetting me drejtorët e Ramës.

Unë Saliut i them se nëse PD nuk do zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të Vettingut, pra nëse PD nuk e zhbllokon brenda majit, marrëveshja është e prishur.

Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen, Vettingu është arsyeja themelore pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm, të PS dhe PD që bëjnë interesin tonë kombëtar, që Shqipëria të ngrihet mbi flamurin e partive.

Nuk ka por dhe sikur, po edhe kështu edhe ashtu, brenda majit deputetët e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve që është verifikuar nga ONM, anëtarët e komisioneve të Vetingut dhe fillimi i pastrimit të pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë? deklaroi ai.

Marrëveshja mes PS dhe PD një nga pikat kryesore të paktit kishte votimin e Vettingut nga PD për të nisur zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form