Ora News – Ethet e listave në PD, Berisha në Durrës, Basha në Elbasan?

Ora News Lajme 2017-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ndodhet ne momente mjaft intensive dhe të ethshme për shqyrtimin e propozimeve per deputet dhe hartimin e listave për garën e 25 qershorit.
Kordinatorët që drejtojnë grupet e punës në qarqe, vijojnë takimet në bazë, ndërsa informojë dhe diskutojnë në vazhdimësi me kryetarin e Partisë Demokratike.
E merkura dhe e enjtja janë ditë intensive të konsultimit të emrave, ndërsa të premten kryetari Lulzim Basha do të hartojë listat zyrtare te cilat duhet të dorëzohen në Komision Qëndror të Zgjedhjeve brenda orës 24:00.
Si të sigurtë në listë fituese deri në këto momente vlerësohen emrat e që drejtojnë grupet e punës ne 12 qarqe dhe deputete e propozuar si anëtarë në komsionet ?ad hock? për vettingut.
Edhe pse jo zyrtarisht flitet që ish-kryeministri, Sali Berisha, të drejtojë qarkun e Durrësit ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha, mund të jetë deputet në qarkun e Elbasanit, por në këtë pikë ai rezervohet të japë informacion.
Përveç listës së deputeteve kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është në një proces intensiv negociatash dhe me aleatët opozitarë, në përpjeke për t?i përfshirë ata në betejen e 25 qershorit.
Ende nuk ka një marrveshje mes palëve, edhe pse atyre parlamentar iu ka premtuar perfshirjen e një emri fitues ne listën e Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ethet-e-listave-ne-pd-berisha-ne-durres-basha-ne-elbasan/

Share This Video


Download

  
Report form