Ora News – Pensionistët mund të tërheqin pensionet në Credins Bank pa kosto

Ora News Lajme 2017-07-07

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pensionistët tashmë do të mund ti tërheqin paratë e tyre direkt në banka, pa pritur rradhën apo ditën kur i shkon postieri. Marrëveshja për të kryer këtë proçes është firmosur mes ISSH-së dhe bankës Credins.
Pa paguar asnjë kosto shtesë, të gjithë pensionistët mund të tërheqin pensionin e tyre përmes Credins Bank.
Marrëveshja e re për të kryer këtë proçes është nënshkruar mes Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Bankës.
Drejtori i Përgjithshëm, Maltin Korkuti, tha se do të vendosë në dispozicion databazën e të dhënave për të lehtësuar transaksionet. Po ashtu u sigurua se pensionistët nuk do të kenë asnjë kosto për këto veprime.
Maltin Korkuti: E gjithë kjo mendoj që është në frymën e zhvillimit të sistemit bankar dhe sistemit financiar në Shqipëri dhe mendoj që është plotësisht e merituar që edhe kjo pjesë e popullësisë shumë e nderuar të përfitojë nga këto shërbime cilësore. Të gjitha këto shërbime do të merren pa kosto shtesë dhe mbajtja e llogarisë do të jetë pa kosto për pensionistin dhe veprimet që bëhen brenda llogarisë do të jenë pa kosto.
Drejtori i ISSH-së, Astrit Hado, shprehet se kategoritë e reja të personave që dalin në pension e kërkojnë një shërbim të tillë, ndërsa veçon se tërheqja e pensioneve në bankë garanton shërbim më cilësor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/pensioniste-mund-te-terheqin-pensionet-ne-credins-bank-pa-kosto-shtese/

Share This Video


Download

  
Report form